>

Kushtet e Udhetimit

08/22/09 9:47 pm | Comments Off on Kushtet e Udhetimit | Posted By: admin

Kjo rregullore eshte ne perputhje me gjithe ligjet e transportit nderkombetar. Te gjitha rregullat duhen te jene te qarta per udhetaret.

Agjensia nuk mban përgjegjësi në rast vonese për shkak të motit, kontrollit në doganë ose ndonjë shkak tjetër që nuk varet nga ne. Shpenzimet në këto raste bien tek pasagjeri.

Pasagjerët janë të detyruar të gjnden në vëndin e nisjes 30 min para nisjes së autobuzit.
Në rast se pasagjeri nuk paraqitet ditën e nisjes, humbet biletën.

Zotëruesit e biletave vajtje-ardhje me kthim të paracaktuar, duhet të caktojnë datën e udhëtimit 3 ditë para.

Kur kthimi i biletes bëhet:

  1. 10 ditë para nisjes, pasagjeri humbet 15% të vleftës.
  2. Deri 3 ditë para nisjes, humbet 50% të vleftës.
  3. Kthimi në më pak se 3 ditë nuk është i mundur.

Kthimi i vlerës së biletës bëhet vetëm pranë agjensisë që e ka shitur atë.

Cmimi është një subjekt që ndryshon pa lajmerim.

Agjensia nuk është e detyruar të cojë pasagjerët ne vendet ose atë pjesë rruge qe nuk është e shënuar ne biletë.

Agjensia nuk mban përgjegjësi për bagazhet, te cilat duhet te jenë nën mbikqyrjen e pasagjerit gjatë gjithë kohës së udhëtimit dhe ngarkim-shkarkim.

Cdo pasagjer ka të drejtë, duke paguar cmimin e udhëtimit, të transportojë 2 bagazhe që nuk kalojne 20kg. Bagazhet e mëdha pranohen vetëm n.q.s. ka vënd në vendin e bagazheve të autobuzit. Për to duhet të paguhet cmim special shtesë.

Pasagjerët duhet të kenë me vete pasaportë me vizë ose dokumente të tjera kalimi në doganë.
Në rast se pasagjeri kthehet në doganë për shkak të dokumentave të tij, agjensia nuk kthen primin e paguar.

Në rast se anullohet udhëtimi për shak të shoqërise, kthehet bileta e plotë. Taksat doganore të 2 shteteve paguhen nga pasagjeri.

Fëmijët:

  1. Deri në 4 vjec udhëtojne pa biletë, me kusht që nuk kanë vënd të vecantë per t’u ulur.
  2. 4-6 vjec paguajnë 50% të biletës.
  3. 6-12 vjec paguajnë 75% të biletës.
  4. Mbi 12 vjec paguajnë biletë të plotë.

AGJENSITE E STAR TRAVEL NE SHQIPERI DHE GREQI JANE NE DISPOZICIONIN TUAJ PER REZERVIMIN DHE PRERJEN E BILETAVE NE CDO DITE TE JAVES NGA E HENA NE TE DIELE GJATE ORARIT ZYRTAR ME TELEFON PAS ORARIT ZYRTAR PRENOTIMET MUND TE BEHEN NE MENYRE ELEKTRONIKE ME ADRESE EMAIL info@startravel-al.com

GJithashtu mund merrni informacione per oraret e levizjes, cmimet etj.

  1. Pasagjeri duhet te paraqitet 30 minuta para nisjes se autobusi ne kohe fluksi 45min.
  2. Kur bileta eshte vajtje–ardhje me kthim te pacaktuar duhet te konfirmohet 3 dite para udhetimit
  3. Cmimi eshte nje subject qe ndyshon pa lajmerim

No Comments

No comments yet.

Sorry, the comment form is closed at this time.